Prokurori Sulejmani u aksidentua pas mesnatës në Dollc, transferohet në Beograd për shërim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ku është lënduar rëndë Prokurori Lulzim Sulejmani ka ndodhur në orën 2:05 pas mesnatës derisa ngjarja ka ndodhur në fshatin Dollc. Prokurori Sulejmani pasi ka marrë trajtimin fillestar në QKUK është transferuar në Beograd.

“Mund të ju konfirmojm se me datën 24.12.2016, rreth orës 2:05 min, Policia ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale të ndodhur në Dollc-Klinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Lulëzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Aleksandër Lumezit, është lënduar rëndë, ndërsa, një tjetër ka pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në afërsi të Gjakovës. Zyrtarë të QKUK’së kanë konfirmuar se njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim jashtë shtetit.

Express, gjatë ditës, ka raportuar, duke u bazuar ne deklaratat e Kryeprokurorit të Gjakovës dhe QKUK’së, se Sulejmani ishte transferuar jashtë Shtetit.

Aksidenti ka ndodhur pas një organizimi që ka bërë Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Prishtina.

Aksidentin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj, i cili ka thënë për Express se kolegu i tij nga Prishtina, Lulezim Sulejmani është në gjendje të rëndë.

“Lulzim Sulejmani është i lënduar. Aksidenti ka ndodhur jashtë zonës tonë”, ka thënë Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.

Ai ka treguar se mbrëmë kanë pasur një organizim për fundvit ku ka pasur edhe të ftuar nga Prishtina.

“E kemi pasur një ndenj të fundvitit, ne Prokuroria e Shtetit. Kam biseduar në mëngjes me të, gjendja e tij është shumë e rëndë.  Vetura ka dalë nga rruga”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, burime të Express kanë treguar se Prokurori Sulejmani është transferuar në Beograd për trajtim të mëtejshëm pasi ka pësuar lëndime të rënda.

Vetura e cila është aksidentuar është e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, derisa veturën e ka vozitur shoferi i Lumezit.

Në veturë kur është aksidentuar kanë qenë katër persona.

Prokuroria e Shtetit ende nuk ka lëshuar asnjë njoftim dhe ndonjë sqarim nëse lejohet që me veturë zyrtare të shkohet nëpër ahengje të fundvitit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...