Pacolli: Agim Bahtiri s’ka faj për murin në Veri, përgjegjës është Qeveria

PUBLIKUAR

Behxhet Pacolli ka thënë se çdo tentativë për të adresuar përgjegjësinë e ndërtimit të murit në Mitrovicë drejt Agim Bahtirit, është manipulim dhe tendencë për ta larguar përgjegjësinë nga vetja

Ai ka thënë se përgjegjës për atë mur, janë Qeveria e Kosovës dhe institucionet qendrore, duke shtuar se këto institucione duhet që sa më parë të marrin masa për rrënimin e murit, transmeton Express.

Statusi i plotë:

Muri në Mitrovicë…

Çdo tentativë për të adresuar përgjegjësinë e ndërtimit të murit në Mitrovicë, drejt Agim Bahtirit, është manipulim dhe tendencë për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.

Të gjithë e dinë se çfar kompetenca ka kryetari i komunës dhe është qyqarllêk të hidhet faji duke tentuar që të lirohen nga pêrgjegjësitë.

Përgjegjës për atë mur janë Qeveria e Kosovës dhe institucionet qendrore.

Këto institucione janë përgjegjëse dhe sa më parë duhet të ndërmarrin masa për rrënimin e murit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...