Kryetari Ahmeti mirëpret nxënësit e Shkollës Fillore“ Kadri Beba”

PUBLIKUAR

10387478_860471783964635_569336852216516263_n

14 tetor 2014- Në një takim të organizuar nga drejtori dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore“ Kadri Beba” nga fshati Ribar i Madh, i Komunës së Lipjanit, sot kanë vizituar Kuvendin Komunal, dhe janë mirëpritur nga kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani.

Kryetari Ahmeti, para 50 nxënëse të Shkollës Fillore “ Kadri Beba”, ka folur për përbërjen e Komunës së Lipjanit, përgjegjësitë e Kuvendit, detyra që kryhen në drejtoritë komunale, aktivitetet dhe punët e shumta që bëhen në dobi të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Ahmeti po ashtu një pjesë të konsiderueshme u ka kushtuar edhe përgjegjësive dhe nevojave që kanë nxënësit, përderisa ka bashkëbiseduar me ta.

Në fund të takimit në bufenë e Komunës, është shtruar edhe një koktej rasti, njofton komuna e Lipjanit/LipjaniNews/

1780693_860471730631307_1122711800076857825_n

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...