Ministres së re nuk i shkojnë në takim kryetarët e komunave serbe (DOKUMENT)

PUBLIKUAR

Ministrja e re e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtic ka ftuar Kryetarët e Komunave me shumicë serbe, por asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur ftesës së saj. Gazeta Express ka siguruar ftesën, të cilën ua kishte nisur Kryetarëve të Komunave. Takimi i fundvitit ishte caktuar për 23 dhjetor, në orën, 12.

Zyrtarë të MAPL kanë treguar se asnjëri prej kryetarëve të Ranillukut, Graçanicës, Parteshit, Novobërdës, Kllokotit, Shtërpçës, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviqit.

Aktualisht, partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Srpska, është e përçarë, pasi janë ndarë në dy grupe. Madje, grupi i ri brenda Srpskas e ka shkarkuar edhe Sllavko Simicin prej pozitës së Kryetarit të Grupit Parlamentar. Simic ka udhëhequr Listës Srpska prej momentit kur ishte shkarkuar Aleksander Jabllanovic.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...