Paratë e Oscar, Conte i shpenzon në Itali

PUBLIKUAR

Antonio Conte ende është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi nuk beson më të Branislav Ivanovic dhe John Terry

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dëshiron të përforcohet me një mbrojtës të qendrës, pasi tashmë atë detyrë në skuadrën e tij po e kryen mbrojtësi i djathtë, Cesar Azpilicueta.

Sipas Calciomercato, paratë e fituara nga shitja e Oscar, Conte dëshiron t’i shpenzojë në transferimin e një qendërmbrojtësi të Serie A.

Dëshira e parë e tij është Leonardo Bonucci, por lojtari ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin dhe nuk do të largohet nga Torino.

Mundësia më e mirë për Conten është Kostas Manolas i Romas, ashtu sikurse edhe mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli.

Në listën e trajnerit italian janë edhe Koulibaly i Napolit dhe De Vrij i Lazios. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...