Kështu festohet për kryerjen e gjysmëvjetorit në një shkollë në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

Një faqe në Facebook ka shpërndarë një video në një prej shkollave të Kosovës, që mendohet të jetë në Lipjan, ku shihet se si nxënësit shkatërrojnë inventarin shkollor.

“Kështu e festojnë nxënsit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit”, thuhet në përshkrimin e videos.

Agresiviteti i nxënësve si ndaj objekteve shkollore, ashtu edhe ndaj mësimdhënësve, nuk është gjë e re në Kosovë. Nxënësit e dhunshëm ka vite që diskutohen si problematikë kryesore në procesin mësimor

LipjaniNews ka kontaktuar Drejtorin e Arsimit në Lipjan për këtë por kjo ka qenë e pa mundur.
Semir Gashi, Drejtor i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan tha për LipjaniNews se sipas asaj se qfarë ka parë kjo nuk është bërë në shkollën e mesme “Ulpiana”.
“Sipas kësaj që po shohë nuk është në Gjimnaz, edhe nuk kanë uniforma shkollës tonë”, tha Gashi. /LipjaniNews.com/ Video Lipjan City

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...