Masat policore në ‘kontrollimin teknik të jashtëzakonshëm të automjeteve’

PUBLIKUAR

Njësia e komunikacionit rrugor e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë nga data 12.12.2016 deri më 22.12.2016 ka realizuar planin operativ ‘kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve’. Qëllimi i këtij plani ka qenë rritja e sigurisë në komunikacionin rrugor ndërsa prioritet ka qenë kontrollimi i automjeteve të transportit publik, si dhe të kompanive private, duke pasur parasysh njëkohësisht edhe gjendjen teknike të automjeteve që qarkullojnë, nga se kjo ka rëndësi të veçantë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun DRP-Gjakovë ka bërë të ditur se, përmes këtyre masave kjo njësi është fokusuar në identifikimin e automjeteve që nuk janë në gjendje të mirë teknike dhe në ndërmarrjen e masave për eliminimin e këtyre parregullsive, bazuar në ligjin për siguri në komunikacionin rrugor (05/L-088).

“Gjatë kësaj periudhe sa ka zgjatur plani operativ, zyrtarët policorë kanë identifikuar kundërvajtjet që kanë të bëjnë me gjendjen teknike të automjeteve të kategorive të ndryshme dhe të njëjtat janë dërguar në kontroll teknik të jashtëzakonshëm”, ka bërë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës.

Ndërkaq, sipas Policisë, në kontrollim teknik janë dërguar gjithsej 60 automjete: 19 vetura dhe kombi bus, 26 kamion, 15 autobus.

Prej tyre kanë rezultuar 53 automjete të parregullta ndërsa 7 prej tyre kanë rezultuar si të rregullta.

Policia është zotuar se do të veprojë varësisht nga zhvillimi i situatës në terren dhe do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, andaj apelojmë tek pjesëmarrësit në komunikacion për një kujdes të shtuar. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...