Mitrovicë, konfiskohen 400 vetura që kanë hyrë pa doganë

PUBLIKUAR

Njësia e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, gjatë vitit 2016 ka identifikuar mbi 400 vetura, me dokumentacion jopërkatës.

Sipas një komunikate të Stacioni të Policisë në Mitrovicë, veprimet policore gjatë tërë vitit ishin të orientuara mbi bazën e identifikimit dhe verifikimit fillestar të dokumentacionit të këtyre veturave, ku hetuesit policorë në bashkërendim me prokurorin kompetent kanë ngritur dyshimet se këto vetura nuk kishin dokumentacion përkatës që dyshoheshin për ‘shmangie të obligimeve doganore’.

“Identifikimi i këtyre veturave është bërë në lokacione të ndryshme, përfshirë kompani biznesi, auto sallone, auto pjesë dhe vetura personale, të gjitha këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë”.

“Në kuadër të kësaj Policia ka iniciuar 8 raste penale, ndaj kompanive të ndryshme, tek të cilat janë gjetur në pronësi veturat”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë rezultat i punës së mirë e profesionale i Njësisë së Auto-krime, sipas një parallogarie të bërë nga autoritet doganore në Mitrovicë, ka rezultuar që të parandalojë shmangiet doganore në vlerë prej mbi 700.000 euro.

Të gjitha këto vetura u janë dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...