Granit Xhaka nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës pavarësisht kartonëve të kuq

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ka folur rreth lojës së tij agresive në fushën e futbollit.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit ka pohuar se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës, pavarësisht kritikave të disa analistëve sportit.

Madje edhe trajneri francez i londinezëve Arsene Wenger kishte deklaruar se është i brengosur me agresivitetin e prishtinasit, transmeton Telegrafi.

“Luaj me shumë emocione sepse jam tip temperament. Më pëlqen të luaj kështu. Nganjëherë vonohesh për top, nganjëherë jo. Nganjëherë duhet të kesh kontakt me kundërshtarin kur ju doni ta ndalni, nganjëherë jo. Është sport ku duelet individuale janë vitale dhe nuk e shoh si problem. Nuk do të ndryshoj për askënd. Jam ky që jam, njerëzit më pranojnë ose jo”, tha 24-vjeçari për “ArsenalPlayer”.

Kujtojmë se këtë sezon Xhaka është përjashtuar nga ndeshja shkaku i kartonit të kuq ndërsa gjashtë herë është ndëshkuar për katër vjet te Borussia Monchengladbachu.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...