QKSS, po ekzagjerohet për ekstremizmin në Kosovë

PUBLIKUAR

Një ditë pas raportit të Institutit Amerikan të Paqes se Kosova është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve në Siri e Irak, krahasuar me kokë banori, zyrtarë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerësojnë se po ekzagjerohet alarmimi dhe se situata nuk është aq keq.

Skënder Perteshi, hulumtues në QKSS, ka vlerësuar se terrorizmi mbetet një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, megjithëkëtë, sipas tij, deklaratat se Republika e Kosovës është kthyer në burimin kryesor të terrorizmit janë paksa të zmadhuara.

“Deklarimet se Kosova është kthyer në ‘burimin kryesor’ për luftëtarë të huaj për organizatat terroriste aktive në Siri dhe Irak janë paksa të hiperbolizuara dhe në shpërpushje me situatën reale e cila është në terren”, ka shtuar Perteshi.

Perteshi thotë se më herët numri i pjesëmarrësve nga Kosova ishte shumë herë më i madh se që është tani.

“Është e vërtetë se nga Kosova kanë udhëtuar një numër i madh i qytetarëve në konfliktin e Sirisë dhe Irakut (317 persona), por kjo ka ndodhur në fillim të konfliktit, kohën kur nuk kishte informacione të sakta se çfarë po ndodhte në konfliktin e Sirisë”, ka potencuar ai. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...