Burgjet e UÇK’së: Kjo është përgjigjja e Zekës për Lladrovcin (Video)

PUBLIKUAR

Sonte në “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, gazetari Milaim Zeka, ka folur për akuzat e fundit që kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia kishte bërë Zekës, se ai ka qenë spiun i ndërkombëtarëve në Kosovë.

Ai ka thënë se një gjykatëse nga Sllovenia e ka pyetur nëse ka ndonjë hulumtim lidhur me qendrat e paraburgimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës dhe nuk ka qenw ndonjw lloj spiunazhi që ai e kishte bërë për prokurorin e Eulex’it, Maurizio Salustro.

Zeka ka treguar se në bazë të deklaratës së kryetarit të Gjykatës Ushtarake, Sokol Dobruna, ai kishte dëgjuar se UÇK‘ja ka pasur qendra të paraburgimit dhe kanë dënuar njerëz.

Gazetari në “Komiteti Qendror” ka thënë se ka lexuar edhe nga mediat vendore se ka pasur qendra të   UÇK’së  për ndalim në Likovc, Kleçkë, Gllogjan dhe Kukës, dhe për këtë janë dënuar edhe njerëz, duke përmendur Sabit Gecin si njërin nga ta. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...