POLIS me propozime me shkrim për plotësim/ndryshimin e draft rregullores për kushtet, kriteret dhe porcedurat e ndarjes së subvencioneve

PUBLIKUAR

POLIS sot ka paraqitur me shkrim disa nga propozimet për ndryshime dhe plotësime në lidhje me Draft Rregulloren për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e ndarjes së Subvencioneve të cilat kanë dalur edhe nga tryeza të cilen POLIS e ka mbajtur me dt. 22.12.2016.

Në tryezen e organizuar nga POLIS pjesëmarrës ishin Kryesuesja e Kuvedit, Anëtarët e Komisionit punues, Drejtori i Administratës së Komunës së Lipjanit, Anëtar të Kuvendit, nga projekti  DEMOS si dhe organizata nga shoqëria civile.

Kjo punëtori ka zgjuar diskutime dhe frytëdhënëse në lidhje me propozimet të cilat POLIS i diskutoi edhe në këtë punëtori.

POLIS duke qenë e angazhuar në fushën e qeverisjes lokale përmes rritjes së rolit të qytetarëve në vendimmarrje dhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në konsultimet publike.

Përveç kësaj POLIS, është duke tentuar që të rritë bashkëpunimin dhe partneritetin me autoritetet lokale në Lipjan dhe Shtime, si mundësi për pasur politika lokale më efektive për qytetarët dhe qeverisjen.

“POLIS ka analizuar Draft Rregulloren në fjalë, duke u bazuar edhe në disa dokumente strategjike për qeverisjen lokale dhe forcimin e demokracisë lokale përmes procesevetë integrimit evropian. Në fillim na lejoni që të i’u prezentojmë një pjesë të Strategjisë për Vetqeverisje Lokale 2016-2026, si dhe Planit Komunal Për Zbatimin e MSA-së të Komunës së Lipjanit. Nga këto dy dokumente kemi nxjerrur pjesët që kanë të bëjnë me zhvillimin e shoqërisë civile në nivel lokal dhe bashkëpunimin me autoritetet lokale për të siguruar një shërbime publike sa më efektive dhe qeverisje lokale sa më të mirë”, thotë POLIS.

“Kështu Strategjia për vetëqeverisje lokale 2016-2020, është një dokument që shërben si udhërrëfyes për qeverisjen lokale në Kosovës.Objektiva Strategjike 4 e kësaj Strategjie parashehë: Forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një qytetari aktive, gjithëpërfshirëse dhe koheziveMe tutje sikur specifikohet në të, Gjithashtu, përfshirja e sektorit jo-qeveritar, si zë i qytetarëve në komuna, krijon institucione lokale më të përgjegjshme dhe i bën që punonjësit e administratës të performojnë më mirë për kryerjen e detyrave të punës. Përmes monitorimit të punës së organeve lokale, OJQ-të, mund të kenë një rol shumë aktiv, ndërsa Komunat duhet të kujdesen që përmes fondeve stimuluese, të stimulojnë OJQ-të që të bëjnë qytetarët sa më aktivë, qoftë përmes organizimit të evenimenteve kulturore, sportive, angazhimit të punës vullnetare apo formave tjera të aktivizmit qytetar, që janë sot të pranueshme në shumë vende të zhvilluara. Përfshirja dhe përfshirja e qytetarëve në procese të ndryshme në nivelin lokal, krijon pronësinë e qytetarëve ndaj procesit, prandaj nëse qytetarët përfshihen aktivisht në një proces planifikues, kjo automatikisht nënkupton se ata do të kujdesen edhe për zbatimin e atyre politikave. Prandaj, në kjo strategji parasheh modalitete të ndryshme që përmes formave të përfshirjes dhe aktivizmit qytetar të krijohet një shoqëri aktive, gjithëpërfshirëse dhe kohezive. Në kuadër të kësaj Strategjie sikur edhe në Planin e Veprimit kërkohet që Komuna gjatë viti 2016 të filloj procesine skemës së Granteve të Vogla për organizata të shoqërisë civile lokale”, thotë POLIS-i.

Njëkohësisht, Plani i Veprimit të MSA-së për Komunat dhe për Komunën e Lipjanit, në pikën 2.1.4. Shoqëria Civile, kërkohet që komuna të krijoj: Mekanizma që rrisin bashkëpunimin me shoqërinë civile; dhe të siguroj mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile.

15621849_1388625067828030_5078679848298656478_n“Në bazë të këtyre të dhënave që dalin nga këto dy dokumente strategjike dhe euro integruese, ne si POLIS propozojmë që në kuadër të skemave të Subvencioneve, të ndodhin disa plotësime dhe ndrushime të këtij dokumenti. Pjesa më kryesore e këtyre propozimeve janë që Komuna përmes kësaj Rregulloreje për Subvencione të parashehë edhe një skemë të Granteve të veçanta për Sektorin e Shoqërisë Civile, që mund të përfshihet në kuadër të sektorit të administratës së Komunës ose Zyrës së Kryetarit. Me detalisht ju lutem gjeni propozimet në bazë të secilit nen dhe pikë që mendojmë se duhet të ndryshohen ose plotësohen:

Propozohet plotësimi një Neni:

Te shtohet një NEN i veçant në lidhje me Planifikimin e Buxhetit për Subvencione pas Nenit 3

Neni 4 të Përfshijë Planifikimin e Ndarjes Specifike të Subvencioneve për secilën fushë

  1. Gjatë miratimit të buxhetit komunal, të miratohet edhe një Plan i Ndarjes së Subvencioneve sipas kategorive të propozuara në këtë rregullore.

  2. Propozimin e planit të ndarjes së subvencioneve e bënë Kryetari i Komunës, konformë procedurave të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Qarkoret Buxhetore për tavanet buxhetore dhe procedurat e konsultimit të publikut.

  3. Pas propozimit të dorëzuar në Kuvend nga Ekzekutivi I Komunës, ky plan të i nënshtrohet procedurave të konsultimit me publikun konfrom ligjeve në fuqi dhe procedurave komunale për transparencë.

  4. Në bashkëpunim me qytetarët dhe palët me interest të bëhet një plan i ndarjes së subvencioneve nëpër kategori që përfitojnë nga subvencionet, jo vetëm i ndarjes programore që bëhet për drojtoritë e caktuara, ku aprovimin final do të e bënte Kuvendi i Komunës.

  5. Kategori përfituese nga subvencionet mund si psh. kultura, rinia dhe sporti, por ky plan do të e bënte një ndarje të veçant për secilën kategori, si psh. 10,000 Euro Kultura, 10,000 Euro Sporti dhe 10,000 Euro Rinia.

  6. Ky ndryshim i planit mund të bëhet vetëm me vendim të Kuvendit, sikur ndodhë për secilën kategroi tjetër buxhetore.

  7. 15622311_1388624924494711_7730542316176033439_nPropozim Plotësimi tek Neni 6 Ekzitues në Draft Rregullore:

  1. Të shtohet një pikë shtesë tek Neni 6, pika 5 sipas radhës: “ Në rast se përfituesi i subvencionit të pranuar nga Komuna është person juridik, dhe nuk arrinë të e realizoj qëllimin e subvencionit konform marrëveshjes për subvencionim, përfituesi do të obligohet të e kthej shumën e pranuar të mjeteve në tërësi, ose pjesën e mbetur të pa realizuar konform marrëveshjes”, thotë më tej.

Sipas Polisit, Propozim ndryshimi tek Neni 15, Pika 3:

Në pikën 3 fjala “pushteti qendror”, të zëvendësohet me “Universiteti Publik ku studion, Kolegjet Private, Qeveria, Agjenci e Pavarur Qeveritare, Kompani Publike”.

Propozim Ndryshimi/Plotësimi tek Neni 16:

Tek Pika 1, Nënpika 1.5, në tekstin ekzistues Ndërmarrjet Publike, të fshihet nga kategoria e bizneseve që mund të përfitojnë subvencione. (Shënim shpjegues:meqë këto ndërmarrje ofron shërbime publike, për të cilën qytetarët paguajnë taksa të ndryshme për ato shërbime, dhe subvencionimi i sërishëm me para të taksapaguesëve të komunës, nëkupton taksim apo ngarkesë e dyfisht për qytetarët. Në kushte normale një ndërmarrje publike në veçanti komunale do të duhej të kthej dividendë për komunën dhe jo të kërkoj mjete nga komuna. Komuna mund të gjejë forma tjera të investimeve kapitale për këto ndërmarrje ose të ndaj mjete kapitale për themelimin e ndërmarrjeve publike komunale, por jo subvencione).

Tek Pika 2, ku thuhet që vetëm bizneset që veprojnë në Komunë,  “të shtohet edhe OJQ-të” pra të bëhet bizneset dhe OJQ-të.

15622581_1388624944494709_6764357260186390949_nPropozim Plotësimi i Nenit 17:

Tek Pika 1, të shtohet një nënpikë e veçant ku thuhet “përparësi do t’iu jepet grave që kërkojnë subvencion, e të cilat kanë pronë të regjistruar në emër të tyre ose pronë të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve (Shënim shpjegues që nuk ka nevojë të futet në rregullore: për të nxitur gratë që të regjistrojnë pronën në emër të dy bashkëshortëve, sikur ekzisotn një masë e veçant e përohëshme me Udhëzimin Administrative (QRK) 03/2016, që gratë që regjistrojnë pronën në emër të dy bashkëshortëve të lirohen nga taksa komunale për rëgjistrim të pronës. Atëherë pas shfuqizimit të kësaj mase, komuna të ngjitë pjesëmarrjen e barabart të grave në posedim dhe regjistrim të pronës duke i stimuluar me subvencione për start up biznese, por edhe duke i kushtëzuar më posedim të pronës në emër të tyre).

Propozim Plotësim i Nenit 21:

Tek Neni 21 të plotësohet pika 1 me: Komuna ndan subvencione për banorët rezident për cështje shëndetësore, mirëqenie sociale dhe shërbime sociale për persona fizik dhe juridik.

Tek Neni 21 të shtohet edhe një pikë e veçant Pika 3: Subvencione për Shërbime Sociale.

Në pikë do të duhej të specifikohen kushtet e ndarjes së subvencioneve për Shërbime Sociale, dhe në veçanti kriter bazik do të ishte që Kërkuesi apo përfituesi i Subvencionit për Shërbime Sociale të jetë i licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Propozim Plotësim për shtimin e kategorisë së organizatave të shoqërisë civile

Të shtohet një NEN i veçant pas Nenit 22, ku Neni 23 do të përcaktonte “Subvencione për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të lokale)

Kështu kjo skemë do mbulonte ato organizata të shoqërisë civile që merren me aktivitete që kanë për qëllim avancimin e partneritetit me komunat, moitorimin e komunave, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, analizimin e politikave të ndryshme lokale, avancimin e qeverisjes elektronike (e-qeverisjes) që kanë të bëjnë me fusha si administrata publike, qeverisja lokale, ambienti, integrimet evropiane,  e kështu me radhë.

“Në kuadër të kësaj skeme propozojmë që të caktohet një thirrje e veçant që stimulojnë këto lloj organizata të shoqërisë civile, e të cilat po ashtu ndikojnë në përmbushjen e synimeve të strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026, por edhe përmbushjes së kritereve për integrime evropiane:

Për këtë lloj të granteve propozojmë të bëhen shpallje për:

  • Grante/Subvencione Operative (për qëndrueshmëri organizative) për Organizata të Shoqërisë Civile aktive, që në një kuptim njihen si Grante Institucionale apo subvencione që mbështesin organizatat që kanë një strategji të organizatës ose programeve dhe kjo mbështetje i shërben për të siguruar vazhdimësi të asaj organizate.

  • Grante/Subvencione për projekte por të veçanta për këtë kategori të organizatave të shoqërisë civile që rrisin partneritetin me komunën, rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve,përmbushin synimet  komunës e tjera e të cilat ndikojnë në përmbushjen e pritjeve nga dokumentet e mësipërme për fuqizimin e shoqërisë civile në nivel lokal. Si praktikë apo udhërrëfyes të kritereve sibvencione të tilla, mund të ndjeken thirrjet që bëjnë Ministritë përktëse sikur janë: Ministria e Administrtaës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Ambientit e kështu me radhë.

  • Grante/Subvencione për bashkëfinancim të projekteve të këtyre lloj Organizatave të cilat sigurojnë grante nga donatorë të ndryshëm që kanë për qëllim të ndërmarrin akivitete që ndërlidhen me fushat e më sipërme, por të cilat ndonjëherë kërkohet një bashkëfinancim prej 5-15% të vlerës së projektit.

Tek kriteret mund të përcaktohen si të veçant për thirrjen për Grante/Subvencione Operative, por njëkohësisht ato nuk do të përjashtonin organizatat që veprojnë kategoritë që do të shpërndahen subvencione si: arsimi, shëndetësia, kultura, rinia, sporti e të tjera. Pra, këto grante do të ndikonin në fuqizimin e shoqërisë civile, pavarsisht fushës që operojnë. Por që ato të kenë një qëndrueshmëri bazike, për të siguruar fonde të tjera, e kjo lloj mbështetjeje do të i ndihmonte shumë që OJQ e tilla të sigurojnë mbështetje tek donatorë të tjerë”, thotë më tej Polisi.

Po ashtu tek kriteret për thirrjen për projekte për Organizata të Shoqërisë Civile, nuk do të përjashtohen edhe organizata të tjera, sikur ato rinore, kulturore, mirëqenies sociale e kështu me radhë.

Për dallim prej kategorive të tjera të specifikuara në draft rregulloren, në një kuptim të gjitha kanë të bëjnë shoqërinë civile, por janë të orientuara drejtëpërdrejtë tek sektorë të veçant sikur është psh. rinia ku do të mbështeten vetëm aktitivitetet rinore, pastaj arsimi, ku do të ofrohen bursa. Por për avancimin shoqërisë demokratike lypset që të mbështetet shoqëria civile si e tërë, pastaj në bazë të kërkesava dhe propozimeve që mund të vijnë nga organizata të caktuara mund të shpërdahen edhe subvencionet.

Propozim Ndryshimi/Plotësimi tek Neni 25:

Tek Pika 1, Ku flet përtë drejtën e inicimit të auditimit të përfituesëve për mënyrën e shpenzimit të mjeteve, propozojmë që e drejta e iniciimit të auditimit të ekzistoj, por që auditimi të bëhet nga kompani e certifikuar për shërbime auditimi.

Pra, ndryshimi  të jet “Komuna ka të drejtë të inicojë auditimin e përfituesëve për mënyrën e shpenzimit të mjeteve të ndara nga komuna në formë të subvencioneve, duke kontraktuar një kompani auditimi.

Të shtohet Nënpika 1.1 ku do të specifikohej që “auditimi jashtëm të ndodhë vetëm për rastet ku shuma e grantit kalon vlerën prej 10,000 Euro, dhe kur gjatë procesit të monitorimit apo raporteve financiare të të sjellura nga përfituesi, shfaqen dyshime për mos zbatim të duhur të këtyre subvencioneve.

Tek Pika 2, në rast se përfshihen propozimet tona për subvencione në Kategorinë e Organizatave të Shoqërisë Civile, atëherë Pikës 2 tek fjalia “…, me theks të veçant të përfituesëve në fushën e bujqësisë, kulturë, rini, dhe sporti, dhe zhvillimit ekonomik…kësaj fjalie të i shtohet edhe fjala, ‘dhe organizatave të shoqërisë civile’.

Propozim Ndryshimi/Plotësimi tek Neni 26:

Tek pika 1, të futet edhe fjala fizik sipas rrjedhes së mëposhtme: Përfituesit e subvencioneve të ndara nga Komuna obligohen që në Komunë të dorëzojnë raport financiar dhe narrativ, përvec perfituesve fizik në fushën e shëndetësisë.

Propozim shtesë :

Të shtohet një nen shtesë në lidhje me subvecionimin e këshillave të fshatrave, kjo mund të përfshihet së bashku me subvencionimin e sindikatave e cila mund të bëhet me një vendim të veqant në bazë të kërkesave të arsyeshme. (sic) thotë Polisi. /LipjaniNews.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...