Zemaj: Dosja për vrasjen e aktivistëve të LDK-së në duart e Gjykatës Speciale (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shumë luftëtarëve të FARK që kanë qenë krah i armatosur i LDK-së, është munduar të ju hiqen meritat për luftë e madje është thënë që mos të përfshihen edhe në listat e veteranëve.

Zemaj në emisionin Rrokum Roll ka thënë se ke kohë janë demaskuar veprimet e disave që janë fshehur pas tri shkronjave të arta të UÇK-së dhe pas dëshmorëve.

“Ambiciet e tyre kanë qenë më shumë personale për ardhjen në pushtet”, thekson Zemaj, ndërsa shton se e vërteta del në shesh gjithmonë.

Zemaj ka sqaruar se lëndët për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe ushtarëve të FARK janë në duart e EULEX-it dhe munden me qenë pjesë e Gjykatës Speciale./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...