Aziz Salihu i kthehet boksit, 25 dhjetor në palestrën e sportit në Lipjan

PUBLIKUAR

Aziz Salihu e ka lënë prapa krahëve sëmundjen dhe u është kthyer konferencave për shtyp. Legjenda e boksit ka vendosur ta organizojë një turne që e kishte në plan më herët.

“Ky turne ishte paraparë me u mbajt më herët, por shkaku i sëmundjes sime u dashtë të shtyhet. Turneu do të mbahet në vendlindjen time, në qytezën e Lypjanit. Ishte paraparë të zhvillohet në palestrën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, mirëpo shkaku i renovimit të parketit, vendosa ta mbaj në Lypjan. Edhe vëllai im, Faton Salihu, i cili është nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë,  më ka ndihmuar për këtë turne”, ka thënë “Zizi” në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

Turneu mbahet më 25 dhjetor në orën 13:00 në palestrën e sportit në Lipjan. “Në program janë 10 meçe dhe presim të vijnë boksierët më të mirë”, shtoi Salihu, i cili po e kërkon një post në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe në atë të Federatës së Boksit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...