Kryetari Ahmeti mban dëgjim publik me qytetarët, fton ata që të jenë më aktiv

PUBLIKUAR

Sot në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takimin publik me qytetarë, e cila kishte për qëllim shpalosjen, e punës së aktiviteteve Komunale për vitin 2016, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë kësaj periudhe.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti, para përfaqësuesve të Këshillave të fshatrave dhe një numri të madh të qytetarëve të cilët prezantuan në këtë takim është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjatë këtij viti, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Kreu lipjanas ka prezantuar buxhetin e komunës i cili për vitin 2016 ishte 13,811,450.71 €, të hyrat vetanake të planifikuara për vitin 2016 janë, 1,650,000.00 €, ndërsa janë realizuar deri më tani, në shumë prej 1,661,310.05€, ose në përqindje, 100.69 %, krahasuar me vititn 2015 të hyrat gjatë vitit 2016 janë realizuar 128.15 %, ndërsa shpenzimi i buxhetit për vitin fiskal 2016 është bërë 94.54 % ka theksuar kryetari Ahmeti, njoftoi Komuna e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka theksuar realizimin e shumë projekte kapitale nga infrastruktura, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të komunës së Lipjanit.
I pari i Lipjanit Imri Ahmeti, gjatë këtij takimi ka cekur se është intervenuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të interevenohen në të gjitha fshatrat varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore duke mos përjashtuar ndonjë fshat.
Më tutje Kryetari Ahmeti ka falenderuar të gjitha organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare që kanë mbështetur Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve të ndryshme të vitit 2016 si: Organizatën Helvetas në projektin DEMOS, UNDPI, CDI, AGAPE, ASB dhe OSBE për mbështetjen e vazhdueshme në draftimin e rregulloreve komunale.
Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Në fund, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e pranishm të cilët prezantuan në debatin publik të organizuar për këtë fundvit, dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Po ashtu në fund të takimi u bë prezantimi i dokumentarit me titull ” Komuna e Lipjanit me Kryetar Kampion 2016″, në nivel vendi.
Për të pranishmit u shtrua një koktej rasti i cili u mbështë nga OSBE me qëllim të forcimit, bashkëpunimit dhe krijimi i një afërsie të qëndrueshme në mes komunës dhe Këshillave të Fshatrave.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...