Ymeri: Ky Buxhet është sikurse budallallëku i Ajnshtajnit

PUBLIKUAR

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Projektligji për Buxhetin 2017 është sikurse definicioni i budallallëkut nga Albert Ajnshtajni

“Ajnshtajni ka thënë se pritja e rezultateve të ndryshme, nga përdorimi i mjeteve të njëjta, është budallallëk. Kështu njëjtë është edhe puna e këtij buxheti”, ka deklaruar Ymeri, shkruan lajmi.net.

“Sipas Mustafës i bie që Kosova po zhvillohet më shpejt se vendet e BE-së, ndërsa në realitet Kosova nuk po zhvillohet dhe mirëqenia e qytetarëve nuk po rritet. Ajo çfarë kemi deri tash nuk është ekonomi që nuk po i përmbush as nevojat elementare të qytetarëve”.

“Ky buxhet nuk meriton të kalohet e as kjo Qeveri të gëzohet. Shumica e të hyrave mblidhen nga doganat dhe një pjesë e këtyre parave shkon në Serbi dhe kjo nuk është për t’u gëzuar”, është shprehur Ymeri.

“Kur shikohet me vëmendje, është buxhet që varfëron qytetarin”, ka thënë kreu i VV-së.

“Paratë po mblidhen nga shumica e qytetarëve të varfër, për t’u shfrytëzuar nga duart e disa njerëzve”, ka thënë Ymeri. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...