Hoti: Buxheti 2017, nga sigurimet shëndetësore deri te stadiumi i futbollit

PUBLIKUAR

Buxheti për vitin 2017 adreson prioritet zhvillimore në bazë të strategjive që i kemi në fuqi, ka deklaruar ministri i Financave Avdullah Hoti

Hoti ka deklaruar para deputetëve në Kuvend ku po mbahet seanca, se buxheti është bërë në pajtueshmëri të plotë me FMN-ën.

Ai ka thënë se parashikimet e Qeverisë janë që në vitin e ardhshëm të kemi një rritje ekonomike 4.4 për qind.

“Te hyrat e rregullta janë planifikua prej mbi 1.7 miliard të hyra. Te hyrat tjera jo tatimore mbesin përafërsisht të njëjta”, është shprehur Hoti.

Ai ka bërë të ditur edhe detaje tjera kur tha se shpenzimet parashihen të jenë mbi 2 miliardë euro, ndërkaq sipas tij ky Buxhet mundëson implementimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, skemen pensionale, pagesat për veteranët dhe kategoritë tjera, pagesën e përvojës së punës për punëtorët e shërbimeve publike, agjendën evropiane dhe investime në arsim, por duke përfshirë edhe ndërtimin e stadiumit kombëtar, infrastrukturë në shëndetësi etj. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...