Australian Open 2017, shpërblim për tenistët 35 milionë euro

PUBLIKUAR

Drejtuesit e turneut Grand Slam të parë të vitit 2017, Australian Open vendosën që të rrisin shpërblimet për tenistët pjesëmarrës. 35 milionë Euro do të jetë fondi i akorduar për këtë ngjarje të rëndësishme të sportit të tenisit, shifër kjo që është 14% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Nga vlera totale prej 35 milionë eurosh, rreth 2.6 milionë euro do të shkojnë për fituesit e turneut. Drejtori i Australian Open, Craig Tiley deklaroi se organizatorët kanë vendosur të japin një shpërblim edhe për ata tenistë që do eliminohen shume shpejt, transmeton tch.

Ata që do të humbasin që në raundin e parë do të përfitojnë 35 mijë euro, 30% më shumë se në 2015. Të eliminuarit në raundin e dytë do të sigurojnë 55 mijë euro, ndërsa përfitimet e atyre që e lënë Australian Open në raundin e 3 dhe të 4 do të jenë respektivisht 90 mijë e 153 mijë Euro. Shpërblimet për të fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale pësojnë një rritje prej 9%.

Për sa u përket turneve të tjerë Grand Slam në tenis, më i pasuri është US Open, ku vitin e kaluar u shpërndanë 44 milionë Euro në formën e shpërblimeve. Wimbledon kishte ne dispozicion 36.27 milionë Euro, ndërsa Roland Garros, 32 milionë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...