Një muaj paraburgim për 23 policët e arrestuar, një në arrest shtëpiak

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se iu ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 23 policëve të arrestuar të cilët dyshohen për marrje ryshfeti, ndërsa, një zyrtari kjo gjykatë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, raporton “zeri.info”.

Ja vendimi i plotë i Gjykatës Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve me inicialet N.A. nga fshati Lubiqevë – Prizren, M. S. nga , Zaplluzh – Dragash, B. B. nga fshati Shkoz – Malishevë, D. B. – Prizren seanca e këtyre 4 të pandehurve është mbajt në ora 10.30 minuta të cilët dyshohen se kane kryer veprën penale marrja e ryshfetit ne bashkëkryerje nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 31 te KPK-se.

Seanca e radhës ka filluar në ora 13.30 minuta e cila ka përfunduar në orët e mbrëmjes, me 20 të pandehur me inicialet: Sh. D. –Kamenicë , S. V.-Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë, I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov,B. Z.-Lladroc,Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri. Ndaj këtyre të pandehurve Gjykata ka caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji,

Ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik Komuna e Malishevës, Gjykata i caktoj masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej (1)muaji, të gjithë të pandehurit janë të akuzuar për veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 31 te KPK-se./Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...