Lista Serbe e ndërroi shefin e grupit parlamentar: Simiqi mbajti takime të fshehta me Isa Mustafën

PUBLIKUAR

Shumica e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë marrë vendim ta ndërrojnë Sllavko Simiqin nga pozita e shefit të grupit parlamentar, dhe në atë funksion e kanë zgjedhur Sasha Millosavleviqin, shkruajnë mediat serbe.
Këtë vendim e kanë votuar gjashtë nga 11 deputetët e Listës serbe: Jellena Bontiq, Jasmina Zhivkoviq, Sasha Millosavleviq, Srgjan Popoviq, Adem Hoxha dhe Nenad Rashiq, transmeton Telegrafi.

Deri te ndërrimi i Simiqit, sipas tyre, ka ardhur për shkak se ai, së bashku me një grup të vogël të deputetëve të Listës Serbe, kishin zhvilluar takime të fshehta me kryeministrin Isa Mustafa rreth ndërrimit të ministrit Lubomir Mariq.

Simiq po largohet për shkak se kishte propozuar që funksioni ministror “t’i dorëzohet Mirjana Jetviqit”.

“Edhe pse zyrtarët e lartë u kishin bërë apel deputetëve nga radhët e Lëvizjes së Socialistëve të hiqet dorë nga një akti i tillë, Simiq së bashku me një grup të deputetëve të besueshëm, sipas gjitha gjasave të mbështetur nga instancat e larta të partisë së tij, ka vendosur të bëjë një pakt me Mustafën, duke e shkarkuar Mariqin, vetëm pse kishte mbrojtur interesat e serbëve në Kosovë dhe nuk kishte pranuar të shantazhohej nga Lëvizja e Socialistëve dhe klani i Jabllanoviqit”, thuhet në një deklaratë.
“Populli serb në Kosovë dhe Lista Serbe kurrë më nuk do të jenë peng e një grupi të vogël të politikanëve aventuerier dhe kriminal të Lëvizjes Socialiste”, thuhet ndër tjera në deklaratë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...