Serbi që ka lidhje me terroristin e Berlinit! Kush është BOBANI, fanatiku i ISIS-it (Foto)

PUBLIKUAR

Policia gjermane për sulmin e “kamionit të vdekjes” në Berlin i cili mori 12 jetë e ngarkon tunizianin Anis A., ADN-ja e të cilit u gjet në kamion.

Gjatë shpalosjes së detajeve të hetimeve, është zbuluar se ai ka qenë i lidhur me serbin nga Gjermania me emrin Boban S. i cili ka rekrutuar xhihadistë për ISIS-in.

Shërbimet dhe policia qe një kohë të gjatë e kanë pasur në fokus serbin Boban S. (36) nga Dortmundi, transmeton lajmi.net.

Qysh më 10 gusht është bastisur banesa e tij për të cilin mediat thonë se është “serbi gjerman”, i cili ka pasaportë të të dyja shteteve.

Disa raportime thonë se ai është konvertuar, por nuk specifikohet nëse ka lindur në Gjermani apo në Serbi. Dy ekipe të policisë përfundimisht e kanë arrestuar atë më 8 nëntor në kuadër të aksionit të madh kundër ndihmësve kryesor të ISIS-it në Gjermani.

Boban S. se bashku me katër persona tjera kishte ndihmuar myslimanët e rinj që të arrijnë deri në Siri dhe Irak ku më pas i janë bashkuar xhihadistëve.

Boban S. nuk ka qenë njeriu kryesor i rrjetit, por ka pasur ndikim të madh në “shpëlarjen e trurit” dhe bindjen e të rinjve që të bëhen terroristë.

Në banesën prej 50 metrash katrorë, e cila i takonte të dashurës se Bobanit, Nadina H., që nga bastisja e parë në gusht rregullisht janë mbajtur “konferenca”, takime me të dyshuarit. Gjithmonë të enjteve ishin takuar ndaras ose meshkujt me mjekra të gjata ose gratë e mbuluara krejtësisht. Fqinjët nuk kanë mundur të thonë se për çfarë temash kishin biseduar konkretisht.

Deri para katër vitesh, thonë fqinjët, ky çift kishte “krejtësisht normal” dhe ndonjëherë organizonin edhe ahengje shtëpiake. Atëherë për një moment gjithçka ndryshoi… Fqinjët e takuan Nadinën gjysmë viti më vonë, por tash ata mezi e njihnin. Ajo ishte e mbuluar tërësisht.

Boban S., kishte kërkuar që ta thërrisnin Abdurrahman. Me emrin që kishte shërbyer si klerik në një hapësirë për lutje në veri të qytetit, Dortmundit. Edhe më herët mediat gjermane kanë shkruar se në Dortmund ishte e njohur një çerdhe e përkrahësve të ISIS-it, pasi që aty mbaheshin ligjërata të salafistëve radikalë, transmeton lajmi.net.

Prokuroria gjermane thekson se Boban S. ndër tjerash ka qenë i ngarkuar edhe me detyrën e që vullnetarët që ishin të gatshëm të shkonin në front t’i mësonte të flisnin arabisht dhe i edukonte arta me përmbajtje radikale islame.

Shërbimi krahinor për ruajtjen e rendit kushtetues (pandan i AKI-së kosovare) e kishte shënjestuar Boban S. si personin që radikalizon njerëzit. Kjo do të thotë se i indoktrinon në seminaret islamike.

Boban S. alias Abdurrahman nuk ishte arrestuar në gusht edhe pse ekzistonin dyshime konkrete. Supozohet se organet gjermane kanë pritur për të mbledhur fakte më të fuqishme kundër rrjetit të tij, të cilën Ralf Jegger, ministër i Punëve të Brendshme të krahinës së Vestfalenit, e kishte cilësuar si grupin e “salafistëve që i tërheqin penjtë” në mbështetje të xhihadistëve. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...