Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomike ka ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete ku ka bastisur disa lokacione të caktuara. Dyshohet se disa kompani private nëpërmjet piratërisë kanë dëmtuar kompaninë “Digitalb”.
Indeksonline merr vesh se aksioni është zhvilluar në qytetin e Prizrenit, Suharekës, Lipjanit, Gjilanit, Gjakovës.
Ndërsa, sipas burimeve të portalit personat të cilat janë bastisur nga Policia e Kosovës janë: Besnik Rexha, Florim Buza, Alper Ylidrim, Artan Bajraktari, Bajram Ajupi, Naser Krasniqi, Atdhe Isufi, Eshref Mazreku dhe Hajdin Hajdari.
Vlera e dëmtimit të kompanisë “Digjitalb”, vlerësohet të jetë gjashtë milionë euro.
Ndërsa, burimet bëjnë me dije se pritet të ketë arrestime dhe bastisje të reja.


