Pas 20 janarit do të rifunksionalizohen rojat e urës në veri?

PUBLIKUAR

“Rojat e Urës”, kështu janë quajtur grupi famëkeq të cilët kanë qëndruar natë e ditë në ruajtjen e Urës së lumit Ibër në Mitrovicë, qysh nga viti 1999.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se grupi famëkeq ‘Rojat e Urës’, pritet të ri-funksionalizohet ditën kur edhe do të përfundoj Revitalizimi i Urës së Ibrit, më 20 janar, 2017.

Në krye të ‘Rojave të Urës”, sipas burimeve të Telegrafit  është caktuar krimineli serb Sllavoljub Joviq, i njohur me nofkën ‘Pagi’.

Këto vendime nga strukturat paralele që veprojnë në veri të Kosovës, janë marrë në një takim të fshehur me urdhër të Qeverisë së Beogradit, në Mitrovicën Veriore.

“Rojat e urës” janë tërhequr diku në vitin 2014 me largimin e barrikadës mbi urën e lumit Ibër. Ndërkaq, në Marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar më 25 gusht nga pala kosovare dhe ajo serbe, është paraparë që Revitalizimi i Urës së Ibrit do të përfundojë më 20 janar të vitit 2017. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...