Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Lipjan, Basri Hashni për mes një postimi në Facebook ka thënë se është shtyer përurimi i Qendrës Rinore në Magurë për një afat të pa caktuar.
Ai ka thënë se arsyeja e shtyrjes është se Përurimit bëhet me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton LipjaniNews
“Përurimi i Qendrës Rinore në Magure shtyhet për një afat të pacaktuar dhe njëherit kërkojmë ndjesë nga ju musafirë të ftuar në këtë Përurim”, shkruan Hashani.
“Arsyja e shtyrjes së Përurimit bëhet me kërkesë të Kryeministrit Isa Mustafa dhe në konsultim me Kryetarin e Komunës zotri Imri Ahmeti .
Për datën, orën dhe agjenden e përurimit do të njoftoheni me kohë”, thotë më tej Hashani./LipjaniNews.com/



