Kosova pa ulëse në Asamblenë Parlamentare të KE-së

PUBLIKUAR

Shefja e  delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshilli  të Evropës Aleksandra Gjuroviq ka thënë se  pala serbe ka arritur të parandalojë delegacionin e Kosovës që të marrë autorizimin për të marrë pjesë në seancat e kësaj asambleje.

Gjithashtu, sipas saj delegacioni i Prishtinës është penguar që  të propozojë dhe nënshkruajë rezoluta  në këtë trup të  Këshillit të Evropës, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Delegacioni është përballur me qëllim të vazhdueshëm dhe përpjekjet të Prishtinës për të siguruar të drejta të tjera që nuk i përkasin në çdo dokument të Këshillit të Evropës”, tha Aleksandra Gjuroviq dhe ka shtuar se Prishtina nuk ka aplikuar për marrjen e  statusit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Zyrtarët në Prishtinë kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se do të aplikojë për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, por një kërkesë e tillë sipas mediave serbe nuk ka arritur  në Strasburg

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...