Anulohet fluturimi i Milanit për në Doha

PUBLIKUAR

Ekipi i Milanit nuk do të shkojë në Doha sonte (e martë), pasi fluturimi i tyre është anuluar.

Rossonerët është dashur të niseshin sot pasdite për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit, mirëpo ishte vonuar nisja e aeroplanit.

Tash MilanNews njofton se fluturimi është anuluar për sot, sepse aeroplani me të cilin duhej të udhëtonin, ndodhet në Londër për shkak të një problemi teknik.

Skuadra do të niset nesër (e mërkurë) në orën lokale 15:00, me 24 orë vonesë nga koha e caktuar për t’u nisur.

Nga ana tjetër, skuadra e Juves pritet të arrijë në Doha në orën 10:00 paraditen e nesërme, kurse ndeshja zhvillohet ditën e premte.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...