Shaqiri tregon klubet me të cilat ishte në bisedime para se të kalonte te Interi

PUBLIKUAR

Ish-anësori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, në një intervistë të gjatë për Spox.com ka folur edhe për të kaluarën e tij.

Shqiptari ka thënë se para se të kalonte te Interi ishte në bisedime me Atletico Madridin dhe Liverpooli dhe se kishte kontaktuar disa herë në telefon me trajnerin e asaj kohe të Reds.

“Në verë (para se të kalonte te Interi) kam pasur ofertë nga Liverpooli dhe Atletico Madridi, doja të largohesha nga Bayerni”.

“Nga Liverrpooli, Brendan Rogers, më ka thirrur disa herë në telefon para Kupës së Botës. Por, Bayern më ka ndaluar, pastaj bëra disa takime dhe i dëgjova ata. Drejtuarit e tyre menduan se situata do të ndryshon me kalimin e kohës, por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...