“Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit”

PUBLIKUAR

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, nuk e ka fshehur kurrë që në rininë e tij ka qenë një simpatizant i Juventusit, mirëpo pas 30 vitesh në krye të klubit kuqezi, sigurisht që i kanë ndryshuar shijet.

Por, drejtuesi i “Djallit” ka zbuluar se, me përjashtim të rasteve kur “Zonja e Vjetër” luan përballë Milanit, ai bën tifo për kampionët e Italisë.

“Unë bëj tifo për Juventusin në 36 nga 38 ndeshjet e vitit. Kjo, për faktin se bardhezinjtë po bëjnë një kampionat më vete dhe, me shumë mundësi, do fitojnë edhe në këtë sezon titullin. Mua më intereson fakti që të fitojnë sa më shumë ndeshje, në mënyrë që Milani të fitojë terren karshi kundërshtarëve. Kjo është arsyeja pse bëj tifo për Juventusin, me përjashtim të sfidës kundër Milanit”, tha italiani, transmeton oranews.

Galiani, me pak fjalë, pranon që mbështet në kampionat ekipin e drejtuar nga Masimiliano Alegri, teksa shpreson që bardhezinjtë, duke mundur rivalët si Roma, favorizojnë kuqezinjtë në garën për një vend në Champions. Arsyetimi i administratorit ka një logjikë, por të njëjtin mendim me të nuk ndajnë tifozët e Milanit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...