Arrestohen 59 policë të Kosovës, dyshohen për marrje të ryshfetit

PUBLIKUAR

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në një konferencë të jashtëzakonshme kanë treguar për arrestimin e 59 zyrtarëve policorë të dyshuar për përfitim të ryshfetit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK’së, Hilmi Mehmeti ka thënë se hetimet rreth kësaj çështjeje kanë zgjatur 4 muaj.

“Pas informatave se disa pjesëtarë të Policisë po marrin ryshfet nga qytetarët, Prokuroria e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit kanë ndërmarrë hetime prej 4 muajve. Sot janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 59 zyrtarë. Të njëjtit janë ndalur, si dhe është kërkuar suspendimi i tyre nga puna”, citon Gazeta Express, kryeshefin Mehmeti.

Ai tregoi se edhe për nacionaliteti e Policëve të arrestuar.

“35 prej tyre janë shqiptarë, 23 serb si dhe 1 boshnjak”, tha ai, duke shtuar tutje se IPK do të deponoi në Prokurorinë e Shtetit kallëzim penal për të gjithë policët e arrestuar dhe, po ashtu, ndaj 30 qytetarëve që dyshohet se dhanë ryshfetin.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...