Lladrovci merr 14 mijë e 242 vota, zyrtarisht kryetar i ri i Drenasit
Janë numëruar të gjitha vendvotimet për kryetar të Drenasit.
Nga numërimi i këtyre votave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Ramiz LLadrovci (PDK) ka marrë 14 mijë e 242 vota ose 62.69 për qind, ndërsa Isa Xhemajlaj (NISMA) ka fituar 8 mijë e 476 vota ose 37.31 për qind të votave.
KQZ njofton se kanë qenë 52,569 persona me të drejtë vote, në 72 vendvotime. /Telegrafi/


