Fjalët e para të Xhemajlajt pas humbjes në balotazh

PUBLIKUAR

Kandidati i Nismës për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka pranuar humbjen e tij në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot në Drenas.

“Kemi pritur një rezultat më të madh”, është shprehur Xhemajlaj në një konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Xhemajlaj ka thënë se “i tërë aparati shtetëror ishte përqendruar në këtë qytezë të vogël” për të mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci.

Ai ka falënderuar banorët që, siç ka thënë ai, “pas 17 vjetësh sollën demokracinë dhe për herë të parë një parti në bastionin e saj e sollën në balotazh”.

Xhemajlaj ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të bëhet fushatë në Drenas, dhe është ankuar për presion, kërcënime e shantazhe.

Ai është shprehur i zhgënjyer me ish-kandidatin e pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili i kishte ofruar mbështetje në balotazh.

“Drenori nuk e vazhdoi ndryshimin. E la në gjysmë. Votuesit e tij nuk vazhduan ndryshimin”, ka thënë Xhemajlaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...