Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka shpallur fitoren në zgjedhjet për kryetar komune të Drenasit.
Lladrovci ka tha se në këto zgjedhje u “dëshmua se forca e Partisë Demokratike është Drenasi dhe Drenica”.
“Ju kam thënë edhe më herët se do të fitoj”, u shpreh Lladrovci.
Lladrovci tha se e ka ditur se do të shkojë në balotazh, shkruan Express.
Një gjë të tillë tha se ia kishte thënë edhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.
“Ja kam thënë edhe kryetarit të partisë se ne do të shkojmë në balotazh, sepse ishim 6 kandidatë dhe vota do të shpërndahej”.
Lladrovci tha se gjithçka që ka premtuar në fushatën zgjedhore “do t’i realizoj”./Express/


