Lladrovci prin ndaj Xhemajlajt

PUBLIKUAR

Rezultatet e para nga disa qendra të votimit në Drenas, ku sot u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës po udhëheq garën.

Sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta Express, kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, po prin përballë kundërkandidatit të tij nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Ai qëndron bindshëm para Xhemajlajt në Tërstenik, Gllanasellë edhe Gradicë, ndërkaq, Xhemajlaj ka marrë më shumë vota në Arllat e Negroc. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...