Lladrvoci gabimisht u bën thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës të votojnë në Drenas (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka bërë thirrje gabimisht gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin e të votojnë në Drenas. Gabimisht, ai ka falënderuar banorët e Kosovës, për atë qytetarinë e treguar në raundin e parë për Kryetar të Drenasit.

 “I përshëndes gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët më 4 dhjetor kanë treguar një qytetari në votimin e lirë dhe demokratik në Drenas. I ftoj edhe sot që ata të dalin të gjithë…”, ka thënë Lladrovci, shkruan Gazeta Express.

Lladrovci para se të hynte në garën për kreun e Komunës ka shërbyer si Ambasador në Tiranë. Ishte edhe deputet i PDK’së. Më herët kishte qenë anëtar i Kryesisë së AAK’së.

Sot dihet nëse ai do të jetë Kryetar i Drenasit apo garën do ta fitojë Isa Xhemajlaj i NISMA’s për Kosovën.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...