Qentë endacak shqetësim për banorët e qytetit në Lipjan, Krasniqi: U strehuan rreth 300 qenë (FOTO)

PUBLIKUAR

Qentë endacak janë shndërruar në shqetësim për banorët e qytetit në Lipjan, shumë foto kanë arritur në redaksinë e LipjaniNews ku shihen se si disa qenë endacak gjendën në disa pjesë të Lipjanit.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë shëtisin rrugëve gjatë gjithë kohës.

Feti Krasniqi, Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Lipjan tha për LipjaniNews se deri më tani në Komunën e Lipjanit janë trajtuar rreth 300 qenë sipas udhëzimeve në fuqi.

“Ne kemi pas një marrëveshje me qendrën e strehimit të qenve në Harilq, dhe janë strehuar rreth 300 qenë, por aq është numri i madh sa që është vështirë me gjetë zgjidhje, sepse është edhe në nivel të përgjithshmë”, pohoi ai.

Sipas Krasniqit, detyrimi Komunës Lipjanit ka qenë zhavorrimin e rrugës si shenj mirëkuptimi ndaj kësaj qendre.

“Ne jemi në implementim të zhavorrimit të rrugës për këtë organizatë dhe janë të interesuar që edhe për tre vite këta qenë të trajtohen sipas ligjit jo ndryshe”, tha Kransiqi.

Drejtori më tej tha se ekziston vullneti që të vazhdohet bashkëpunimi me qendrën strehimore e qenve endacak./LipjaniNews.com/

qentqent1

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...