Daka fton qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë

PUBLIKUAR

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka vizituar Qendrën e Votimit në Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” në Poklek të Drenasit.

“Erdha sot që në emër të KQZ-së të shohë se si janë duke shkuar zgjedhjet në raundin e dytë në Drenas. shpresoj që edhe kjo ditë të shkojë pa probleme. KQZ është e përkushtuar që të organizojë këto zgjedhje më bazë të ligjit. Ftoj qytetarët e Drenasit që të dalim dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Daka, duke potencuar se qendrat e votimit janë hapur me kohë, transmeton Telegrafi.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit, Isak Smajli tha se çdo gjë ka shkuar me rregull.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve prej 1,547, deri më tani kanë votuar 50 persona”, tha ai

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...