‘Messi nuk është aq i mirë sa ish-sulmuesi i Argjentinës’

PUBLIKUAR

Canario beson se Leo Messi nuk është më i mirë se sa ishte legjenda e Argjentinës dhe Real Madridit, Alfredo di Stefano

Ish sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Canario beson se Alfredo Di Stefano ishte më i mirë se sa është sot Leo Messi.

Ai tha se Messi luan vetëm në sulm, ndërsa Di Stefano luante në tërë fushën, duke u mbrojtur dhe sulmuar.

“Di Stefano ishte sulmues, ai mbronte, ai sulmonte. Ju sot nuk mund të gjeni një lojtarë të tillë të kompletuar. Messi është futbollist i madh, por i duhet shumë për të qenë si Di Stefano”, tha Canario për EFE.

“Messi luan vetëm në një pjesë të fushës. Di Stefano la luajtur sa para, sa mbrapa. Messi thjeshtë nuk mund ta bëjë atë”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...