Manchester United nuk heq dorë nga mbrojtësi i Benficas, Victor Lindelof
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i vendosur për transferimin e mbrojtësit suedez të Benficas, Victor Lindelof.
Pavarësisht se portugezi dje gjatë konferencës për media tha se gjatë janarit nuk do të ketë transferime, Mirror shkruan se Unitedi e dëshiron pikërisht në këtë afat kalimtar.
Lindelof është profil i lojtarit që i pëlqen Mourinhos, pasi mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes dhe në qendër.
Kujtojmë se lojtari po ashtu po kërkohet edhe nga Chelsea i Antoni Contes. /Express/


