Conte e konfirmon, ky lojtar do të largohet nga Chelsea për 60 milionë euro

PUBLIKUAR

Oscar përfundimisht do të largohet nga Chelsea në muajin janar, për të kaluar në kampionatin kinez

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka konfirmuar se mesfushori Brazilian, Oscar do të largohet gjatë janarit për të kaluar në Shanghai SIPG.

Conte tha se i vjen keq që një lojtar i tillë do të largohet, por tha se e kupton vendimin e lojtarit, pasi është e vështirë për të refuzuar një kontratë të tillë.

“Më vjen keq që po largohet Oscar, sepse po largohet një lojtar dhe një njeri shumë i mirë. Duhet të jem i sinqertë, por në anën tjetër e kuptoi vendimin e lojtarit”, tha Conte gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se Oscar do të shitet për 60 milionë euro, apo 35 më shumë se sa e kishin transferuar katër vite më parë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...