Grupi i Kontaktit u përbërë nga përfaqësues të SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Italia, dhe Gjermania.
Ai tregon se si propozoi që të ketë një takim me ta, gjatë vizitës së tyre në Londër në vitin 2006.
“Dhe të gjithë përfaqësuesit ranë dakord për të siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase, teksa unë personalisht flisja me ata përmes mesazheve private, që t’ua bëja të ditura problemet kryesore të Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që Serbia dhe Kosova ta kuptonin se çfarë isha duke planifikuar unë. Më pas, në takimin e Londrës, unë fola për temat kryesore me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe pas takimit në Londër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov udhëtoi në Uashington për t’u takuar me Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs. Megjithatë situata kishte ndryshuar. Rusia nuk donte që plani im të shkonte nëpër Këshillin e Sigurimit. Pas disa viteve negociata, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008”, thotë ai për “Huffington post”, përcjell lajmi.net.
Ahtisaari flet edhe për sukesin e procesit të negociatave.
Sipas tij në këtë aspekt çështjet kryesore të një marrëveshje paqeje duhet të jenë specifike dhe duhet të adresohen.


