Delawie kundër murit në veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka është shprehur kundër ndërtimit të murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Ndërtimi i mureve nuk i bën bashkë njerëzit e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar ai në Twitter.

Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për rivitalizimin e urës mbi Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo në vend të  revitalizmin të saj u ndërtua një mur i lartë mbi dy metra.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha javën e kaluar se muri në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër “do të trajtohet sipas ligjit”.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka thënë se muri i ndërtuar në veri do të zvogëlohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...