Pacolli lë Suedinë për Lipjanin, premton investime të shumta në këtë komunë

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli ka lënë luksin qe të ofron shteti suedez për tu përkushtuar qytetit të tij të lindjes Lipjanit. Këtë, ai thotë se e ka bërë pasi dëshiron të iu dalë në ndihme bashkombasve  të tij.

Pacolli, i cili është zgjedhur kryetar i AKR-së dega në Lipjan shprehet i sigurt se do ta marrë mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ai në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, ka thënë se është kthyer në Kosovë për të punuar e jo premtuar.

“Kam kontakte me shumë qytetarë të Lipjanit dhe shoh shumë varfëri të qytetarët. Unë nuk do të jem kryetar, por një shërbyes i Lipjanit qe do t’i shërbej qytetarëve të mi.  Në 2017 do të jem udhëheqës i komunës”, ka thënë Pacolli.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme të partisë. Pacolli ka treguar se në janar do të zgjidhet presidenti i ri i AKR-së.

Tutje, ai tregon se përveç politikes është i përkushtuar edhe në biznes.

“Aktualisht jam duke ndërtuar një fabrikë të lëngjeve. Prodhimi do të jetë vetëm për jashtë. Në vitin e parë do të punësohen 25 persona vitin, ndërsa vitin tjetër deri 60. Mirëpo, ky nuk është plani im i vetëm pasi kam lidhje me biznese të huaja shumë të fuqishme e të cilat janë të interesuara për të investuar në Kosovë”, ka shtuar ai.

Pacolli ka folur edhe për shkuarjen e tij për të pirë çaj në konakun e Ramiz Lladrovcit dhe anën e tij humanitare duke iu dalë në ndihme familjeve në nevoje.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...