Pacolli: Do t’i dal në ndihmë civilëve në Aleppo

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së dhe milioneri Behgjet Pacolli ka deklaruar se do t’i ndihmojë civilëve në Aleppo.

Ai këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nuk po mund të qëndroj indiferent ndaj gjendjes aktuale në Siri. Pamjet e fundit nga Aleppo janë sinonim i dobësisë njerëzore, ato tregojnë se egoja e njeriut për pushtet nuk njeh limite.

Pushteti po ushqehet me gjakun e njomë të fëmijëve të pafajshëm, që në gjendje normale do të ishin e ardhmja e vendit.

Popullata civile në atë vend ka mbetur pa shpresë dhe pritjen e vetme që ka është momenti se kur do të vdesin. Kjo është e pafalshme, e papërsëritshme dhe e tmerrshme!

Këto ditë jam angazhuar maksimalisht që nepërmjet fondacionit tim t’i dal në ndihmë popullatës civile në Aleppo. Është më e pakta që mund të bëj në këto rrethana të vështira.

Populli ynë që ka përjetuar historikisht tragjedi dhe ka qenë viktimë e krimeve ndaj njerëzimit i përjeton shumë rëndë ato pamje. Plagët tona janë ende të hapura”, ka shkruar Pacolli.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...