Mbi 1200 çifte të shkurorëzuara në Kosovë, shumica e tyre nuk kishin fëmijë

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.

Sipas të dhënave të dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë shkurorëzuar 1,268 çifte bashkëshortore.

Sipas ASK-së, të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 268 fleta statistikore për shkurorëzime (SHK-1).

“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë shkurorëzuar 1 268 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë: shqiptare ishin 95.6%, serbe 0.2%; turke 0.5%; boshnjake 1.6%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.9%; dhe të tjerë ishin 1.2%. ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare, 87.3%; serbe, 0.4%; turke, 0.3%; boshnjake, 1.3%; rome, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7%; dhe të tjerë, 9.9%”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, bëhet e ditur se sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...