Arrestohen tre nxënës në Lipjan, u përleshën mes vete

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:00, policia  ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave (nxënësve).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor, ku  gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima:

B. B, mashkull , 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Pak minuta pas raportimit të rastit  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre  persona:

 M. B,   mashkull, 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
P. B,  mashkull, 15 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
M. M,   mashkull, 14 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...