Ahmeti kërkon që të përfundojnë sa më shpejtë punët në teren dhe të procedohen faturat për pagesë para mbylljes së vitit fiskal

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit Ahmeti ka kërkuar përkushtim maksimal në përfundim të projekteve para mbylljes së vitit fiskal, transmeton LipjaniNews

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së somte ka mbajtur një takim konsultativ me drejtorët e Drejtorive Komuale dhe personat pergjegjës për implementimin e projekteve në teren, për të diskutuar rreth implementimit të projekteve dhe shpenzimit të buxhetit në kategorinë e investimeve kapitale, njoftoi Komuna Lipjanit.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti u informua lidhur me dinamikën e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale si dhe inplementimin e projekteve në teren.
Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga të pranishmit që të përfundojnë sa më shpejtë punët në teren dhe të procedohen faturat për pagesë para mbylljes së vitit fiskal.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...