Bahtiri ia kthen PDK-së: Paniku i koalicionit tim me VV-në po ju shtyn të shpifni ndaj meje

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri iu është kundërpërgjigjur akuzave të PDK-së, të cilët pohuan se Bahtiri ka bërë marrëveshje me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq për ndërtimin e murit.

Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo është një gënjeshtër e kulluar e tyre.

“Nuk jam takuar dhe asnjëherë nuk kamë biseduar për murin me Goran Rakiqin, por kjo është gënjeshtër e kulluar e tyre. PDK është në panik pas lidhjes së koalicionit tim me Vetëvendosjen dhe tash po merret me shpifje”, ka thënë Bahtiri.

Ai më tej ka theksuar se e kupton PDK-në sepse ajo është e bindur tashmë se e ka humbur Mitrovicën edhe për shumë vite.

“Unë asnjëherë në asnjë mënyrë nuk marr vendim e as nuk komunikoj me dikë jashtë protokollit të shtetit të Republikës së Kosovës me atë projekt të cilin është nënshkruar më 25 gusht 2015 nga kryeministri i vendit. Për këtë i garantoj qytetarët dhe opinionin e gjerë”, ka thënë Bahtiri.

SHIKO MË SHUMË

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...