Nesër publikohet raporti i ekspertëve të Familjes Dehari për vdekjen e Astritit

PUBLIKUAR

Të premten, ekspertet e thirrur nga Familja Dehari për ekzaminimin e vdekjes së aktivistit të VV’së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren, do ta publikojnë raportin në një konference të njoftuar për në ora 14:30.

Mjekët ligjorë Besim Latifaj dhe Besim Ymaj, rezultatet e raportit të tyre do t’i bëjnë publike nga zyra e avokatit Tomë Gashi. Bashkë me konkluzionet, ata do të publikojnë edhe fotografi, ka njoftuar avokati Gashi, që sipas tij mbështesin raportin.

Ky është njoftimi i plotë i Tomë Gashit: 

NESËR PUBLIKOHET RAPORTI I EKSPERTËVE TË PAVARUR NË RASTIN E VDEKJËS SË AKTIVISTIT TË LËVIZJËS “VETËVENDOSJE !” ASTRIT DEHARI NË QENDRËN E PARABURGIMIT NË PRIZREN

Nesër e premte më 16.12.2016 do të publikohet raporti i autopsisë mjeko -ligjore i ekspertëve të pavarur Dr.Besim Ymaj-Ekspert Mjeko –Ligjor nga Tirana-Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj,FRCPath Consultant Pathologist nga Anglia.

Konferenca për media do të mbahet nesër më 16/12/2016 në orën 14.30 h në zyren time në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 (mbi Kino ABC), ku do të publikohet raporti i ekspertëve të pavarur të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 07.11.2016.

Gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjës së aktvistit të Lëvizjës “Vetëvendsoje !”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...