Haradinaj viziton veriun: Në Mitrovicë kemi nevojë për ura e jo për mure

PUBLIKUAR

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj bëri të ditur se ka vizituar sot Mitrovicën, ndërsa tha se është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse.

Ai tha se Prishtina dhe Mitrovica kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, e jo mure.

Lexoni të plotë njoftimin e Haradinajt:

“Sot e vizitova Mitrovicën dhe e pash murin që ishte ndërtuar aty. Është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse. Më mirë do të ishte që ato mjete të ishin shpenzuar në ndërtimin, edhe të një ure në Mitrovicë, e cila do t’i duhet atij qyteti, atij komuniteti.

Prishtina dhe Mitrovica, kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, sepse fati ynë i përbashkët, janë urat e jo muret.

Kjo një dhe e dyta, Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, pse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme.

Ndërtimi i mureve, nuk mund të jetë as në interesin e vetë komunitetit serb atje. Ata duhet të mos bien pre e politikave ekspansioniste e nacionaliste të Beogradit, apo të kujtdo tjetër, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë!

Kosova është një dhe e pandashme”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...