Arrestohen dy persona për mashtrim

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 20:00 nga hetuesit e stacionit policor Qendra janë arrestuar dy persona të  dyshuar për veprën mashtrim.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar me datën 14.12.2016 rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë.

“Ka qenë organizimi i mirë i punës në  mes stacionit policor qendra dhe stacionit të Vushtrrisë që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: R. M, mashkull, 55 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Gjithashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, dhe pritet që të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...